Foto ilustruese

Kronikë

Valë aksidentesh në Tiranë, 7 të plagosur, 5 shoferë të arrestuar dhe 4 të tjerë nën hetim

6 Qershor, 16:33| Përditesimi: 6 Qershor, 19:50

  • Share

Tiranë- ‘Lumë’ aksidentesh në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, me pasojë 7 persona të plagosur, ku dy prej tyre janë gra, ndërsa janë arrestuar nga Policia Rrugore 5 shoferë dhe 4 të tjerë janë vënë nën hetim.

Burime zyrtare bënë me dije se të paktën katër nga shoferët u gjetën në gjendje të dehur, dy prej tyre që shkaktuan edhe aksidente. Në një rast aksidenti ka qenë pa lëndime në njerëz, kurse në tre të tjera shoferët janë kapur pa leje drejtimi ose në konsum alkooli.

Policia Rrugore njoftoi se ndaloi të parin A. D., 39 vjeç, pasi në fshatin Ibë, me mjetin që drejtonte në gjendje në dehur është përplasur me automjetin e K. L. Si pasojë është dëmtuar vetë 39-vjeçari dhe pasagjerja që ndodhej me të E. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Në gjendje të lirë po hetohet L. B., 42 vjeç, pasi në ‘Rrugën e Elbasanit’, me makinën e tij ka përplasur motorin e E. N., 30 vjeç, duke plagosur lehtë drejtuesin e këtij të fundit dhe pasagjeren Xh. M., të cilët ndodhen në spital, po nën kujdesin e mjekëve.

Po nën hetim u mor edhe S. M., 28 vjeçe, që në rrugën “Mihal Duri” ka përplasur me makinën e saj motorin e drejtuar nga E. H., duke mbetur ky i fundit i plagosur.

Edhe D. K., 32 vjeç, teksa udhëtonte te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur me makinë motorin që drejtohej nga E. Xh., 22 vjeç, me pasagjere A. K., 22 vjeçe, e cila mbeti e plagosur, por pa rrezik jete. Aksidenti i fundit me pasojë dëmtimi ndodhi te mbikalimi i Qafë-Kasharit, ku R. G., 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si rrjedhojë është përplasur me trafikndarësen dhe është plagosur vetë shoferi, që po mjekohet në spital.

Në pranga ranë edhe 3 shoferë të dyshuar; M. C., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje, L. R., 33 vjeç dhe Xh. H., 60 vjeç, të cilët ishin në gjendje të dehur.

Kurse N. Xh., 46 vjeç, u arrestua pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në gjendje të dehur është përfshirë në aksident duke u përplasur me motorin e E. B., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?