AF Elbasani 2-0 Partizani

Sport

Renditja/ AF Elbasani mposht 2-0 Partizanin, të kuqtë tre humbje radhazi! Laçi dhe Vllaznia barazojnë 2-2

1 Mars, 16:04| Përditesimi: 1 Mars, 19:41

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e para për raundin e 27-të. Laçi dhe Vllaznia barazuan 2-2, ndërsa në orën 17:00 AF Elbasani mposhti 2-0 Partizanin, duke u shkaktuar "Demave" humbjen e tretë radhazi.

Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit fituan 2-0 kundër Partizanit dhe rikthehen te tri pikët pas gjashtë ndeshjeve. Nga ana tjetër "Demat" janë në krizë pasi kanë tre humbje radhazi. As shkarkimi i Aleksandar Veselinovic nuk i bëri punë të kuqve, që shohin të jenë "pa busull" këto javë. Emiljano Musta me penalltitë e kthyera në gol në minutat 37-të dhe 89-të i dha tri pikë ekipit të tij. Partizani e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi Mehmeti doli nga fusha pas dy kartonave të verdhë në minutën e 74-t.

Në stadiumin e Laçit vendasit barazuan 2-2 me Vllazninë në një sfidë që ishte me dy fytyra. Pjesa e parë foli për Laçin, me kurbinasit që kaluan në epërsi me Myrtën në minutën e 11-të dhe gjetën golin e dytë me Tresën në të 26 minutë. Kur u duk se skuadra e Moreiros do merrte tri pikët, fraksioni i dytë foli për shkodranët. Çoba dhe Mensah në minutat 56-të dhe 64 shënuan dy golat që vendosën ekuilibrat. Mini-krizë për Vllazninë që ka tre barazime radhazi, ndërkohë që mbetet në vendin e dytë me 46 pikë. Nga ana tjetër Laçi me 31 pikë ndodhet në pozitën e pestë.

Superliga, raundi 27-të:

E shtunë, 1 mars 2025

14:00 Laçi 2-2 Vllaznia

17:00 AF Elbasani 2-0 Partizani

E diel, 2 mars 2025

14:00 Bylis - Skënderbeu

17:00 Egnatia - Teuta

17:00 Tirana - Dinamo (Elbasan)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?