VIP & Spektakël

Lumë kritikash, Madonna dështon keq me shfaqjen e saj në Eurosong (FOTO)

19 Maj 2019, 11:10| Përditesimi: 19 Maj 2019, 11:18

  • Share

Ylli i popit Madonna u ngjit në skenën e Eurosong me një performancë që i la të gjithë gojëhapur, por për shkak të dështimit të saj. 60 vjeçarja u zgjodh të ishte e ftuara speciale në këtë mbrëmje ku  këndoi  dy këngë dhe në të dyja fansat mbeten të zhgënjyer, pasi ajo stonoi keq në notat e larta. Madonna feston 30-vjetorin e albumit ikonik “Like a Prayer” dhe publikimin e albumit të ri, “Madame X” dhe prandaj performoi dy këngë, një nga secili album, “Like a Prayer” dhe “Future” një bashkëpunim me Quavo.

Gjithashtu performanca e saj me grupin e kërcimin nuk mori duartrokitjet maksimale. Kërcimtarë mbanin flamuj izraelitë dhe palestinezë në anën e pasme të veshjeve të tyre, dhe kjo u tha se nuk ishte një pjesë e miratuar nga organizatorët.

Në një deklaratë të kësaj jave, këngëtarja tha se donte të përdorte shfaqjen e saj për të krijuar 'një rrugë të re drejt paqes'. Ajo paralajmëroi se do të bënte një performancë ‘histerike dhe historike’, por mbrëmë u duk se nuk ishte nata e Madonës.

 

1/5
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?