Sociale

'Lumë' vizitorësh në Gjirokastër, nga janari deri në korrik mirëpriti 500 mijë pushues! Turistja: Ndër qytetet më të bukura që kam parë në jetën time

6 Shtator, 08:55| Përditesimi: 6 Shtator, 10:42

  • Share

Kryeministiri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës.

Kreu i qeverisë shprehet se gjatë periudhës janari- korrik, Gjirokastra ka mirëpritur 500 mijë vizitorë.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkroi Rama në Facebook.

Ndërkohë edhe turistët shprehen të lumtur për udhëtimin e tyre në Shqipëri, ku ndër të tjera e kanë cilësuar Gjirokastrën si një nga qytetet më të bukura që kanë vizituar.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Patëm një përvojë të mrekullueshme në këtë vend”, tha një turiste.

“Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u vizituar. Ua rekomandoj të gjithëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”, tha një turiste tjetër. Është një nga qytetet më të bukura që kam vizituar në jetën time dhe të lë pa fjalë.

Gjirokastra është një qytet që shquhet jo vetëm për bukurinë, objektet arkeologjike, por dhe historinë e saj. Gjirokastra është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO.

E njohur më shumë si “Qyteti i Gurtë”, e vendosur në jug të vendit, sot është një qendër me rëndësi në zhvillim e turizmit të trashëgimisë kulturore në vend.

Kalaja e Argjirosë, qyteti antik i Antigonesë, janë disa prej destinacioneve kryesore të vizitorëve. Karakteristikë e qytetit është edhe pazari, ku tashmë ushtrojnë aktivitetin disa qendra artizanati të punimeve tradicionale apo veshjeve popullore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?