Meghan Markle dhe motra e saj Samantha

VIP & Spektakël

“Lumturoje në vitet e fundit të jetës”, motra e Meghan Markle ka vetëm një kërkesë për të

24 Dhjetor 2018, 18:34| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 18:41

  • Share

Konflikti i Dukeshës së Sussex me familjen e saj ka qenë shumë i vazhdueshëm vitin e fundit. Motra e saj nga babai, Samantha Markle i ka dërguar Meghanit një kartolinë ku i kërkon t’i japë fund mosmarrëveshjëvë më familjen.

E dashur Meg,

Kjo kartolinë nuk supozohet të jetë formale. Pushimet janë koha që i përkushtohet familjes. Siç ti e di, babi gjithnjë është përpjekur të jetë në kontakt me ty dhe është shumë i lënduar sepse ti vazhdon ta shmangësh. Jeta është e shkurtër dhe ti e di që babai është i mrekullueshëm. Të lutem jepi atij pak lumturi në vitet e fundit të jetës duke i treguar se e do. Koha është tani. Të lutem, mendohu,"- shkruhet në kartolinën e publikuar nga vetë Sam.

Meghan Markle ka filluar të ketë përplasje me të atin dhe të motrën e saj që pas martesës me Princin Harry.

Kartolina e dërguar nga Samantha Markle 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?