Lungomare në Plazhin e Durrësit, 3 km shëtitore me parqe, Rama: Një Shqiponjë në mes të detit, si Palma në Dubai! Mos të thonë më durrsakët që mbetëm pas Vlorës

23 Prill 2022, 10:19| Përditesimi: 23 Prill 2022, 17:44

  • Share

Tre kilometër shëtitore, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive është projekti i ri për qytetin bregdetar të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, ku tha se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik. Punimet pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa Rama nuk kurseu as batutat ku tha se tashmë durrsakët nuk mund të thonë më se kanë mbetur pas Vlorës. Në të ardhmen Rama do të krijojë një strukturë të ngjashme me palmën në Dubai, vetëm se në Shqipëri do të jetë Shqiponja.

"Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e brezit të rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet , mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror. "Mendoj se duhet të përgatisim një kolpo ekstra, një ndërhyrje ne det siç është Palma. Ta bëjmë një ndërhyrje në det, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh. si zonë turistike. Aty bashkia mund të nxjerrë përfitime nga. Ky është një fazë tjetër por një shqiponjë do ta bëjmë në det", tha Rama.

Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Studimi parashikon që të ketë një unifikim në vijë të njëtrajtshme nga fillimi në mbarim, ndërsa shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një piste për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • brisida: 25/04/2022 01:14

    EDI RAMA JAM PLOTESISHT DAKORT QE TE NDERHYHET FUQISHEM NE PLAZHIN E DURRESIT,,GOLEMIT,,DIVJAKES,,SHENGJINIT,,,VELIPOJES,,VLORES,SARANDES......POR MOS JA LE NE DORE TE ARKITEKTEVE SHQIPTARE KETO PROJEKTE SHUME TE RENDESISHME,,,,,MERR ARKITEKTE ITALIANE DHE EUROPIANE PER TE BERE DHE ZBATUAR PROJEKTET PER LUNGOMARET DHE PROJEKTET RREGULLUESE NE PLAZHET TONA,,,KAM RESPEKT PER ARKITEKTET SHQIPTARE,,,,POR NUK KANE SHUME EKSPERIENCE SI EUROPIANET....

    Përgjigju
  • Popo: 24/04/2022 04:23

    Ca behet keshtu ore. Mire qe ky monstra e do shqiponjen para ballkonit te Laze Hasanbelliut por.keta qe komentojne ne nje ze te vetem si sju vjen turp

    Përgjigju
    • Josif: 24/04/2022 22:06

      Ajde Rama ajde Rama.Beji rrush e kumbulla,Taksat e Shqiptareve.Me te verteeshte mbreselenese,QE te hapesh Gare midis Qyteve te Bregdeti see Cili do te jete me I Bukur.Ju e dini see,Qytet e BregDetit,fitojne nga Detin,fitojne nga Turizmin dhe Po fitojne shume e me shume edhe nnga "Mbreti".E CFARE NA MBETET NE TE TJEREVE,nga Taksat TONA.Po thuaj see asgje.Mendoj see duhet te ndodhe e kunderta.Ne Periferike duhet te kemi Investime,shume me shume see Breg Detin we te zhvillohemi Jo pak vetem nga ana Urbanistike por dhe kryesishtnga edhe nga ana ekonomike QE krahinat tons periferike DHE te brendesise te behen Terheqese ,per te Jetuar,duke ndalusr Cpopullimin.Ndryshe,emigrimijashte dhe migrimi NE BregDet eshte I pashmangeshm.Per sa I perket LUNGOMAREVE,TUNELEVE,Aeroporteve dhe zbukurimet e tjera,we Ju I KINI AQ Qejf,Te Tera por te Tera, te behen nga FITIMET E TURIZMIT,QE REKLLAMOHE see Jane dhe vertet Jane te MEDHA.As nje Lek nga ato qeNa perkasin NE TE TJEREVE.Ne duhet te kemi nje barazi investimesh,Jo qefi,por eficente,NE drejtim te prodhimit,shperndarjes,konsumit SHKURT konditave te jeteses.Jo AFER Dettit dhe AFER Mbreti,dhe bjer e fli.PER sa I perket asaj SHQIPONJES ME GURE, SI ndo-Zot,njashem me disaVENDE MULTIMILJARDERE Po te sugjeroj:Kam degjuar dhe Kam lexusr see:VALET E DETIT ,VIT PER VIT,GETRYEJNE,DISA QINDRA APO ME SHUME,HEKTARE BREG DET.DOTE ISHTE MIRE ,QE ATE SHQIPONJES TA ZEVENDESOSH,ME PRITA APO DAMBA GURESH,GJAT VIJES BREGDETARE, PER TA NDALUAR KETE KATASTROFE.DO TE ISHTE NJE PUNE ME MEND. Te fala nga Shqiperia Kontinentale.

  • Dori: 24/04/2022 02:12

    Ne plazhin e DURRESIT zoti rama duhen Shembur nja 300 pallate e shtepi,,,me ato pallate e lokale te shemtuara buze detit,, hedhja e lekeve per LUNGOMAREN me duket e parakohshme,,, lungomarja behet e fundit, , ne fillim prishen 300-500 pallate -shtepi dhe lokale,,,,pastaj investohet ne ujesjelles-deboratore,,elektrik,,,rruge,,kanalizime,,,dhe e fundit behet lungomarja. ...

    Përgjigju
  • Ina: 23/04/2022 18:51

    Duhen ndertuar hotele ne plazhet tona pa zene reren,,,jo pallate....

    Përgjigju
  • Zani: 23/04/2022 18:49

    BRAVO EDI RAMA,, PER LUNGOMAREN DHE GJERAT E TJERA QE DO BESH NE DURRES,,,,ATA MASKARENJTE E PD E BENE CORAP DURRESIN,,,,KA NEVOJE ZONA E PLAZHIT DHE PER SHUME SHEMBJE TE NDERTESA VE QE PENGOJNE KETO PROJEKTE,,,VAZHDO EDI RAMA SA ME SHUME INVESTIME TE BUKURA NE ZONEN E PLAZHIT....

    Përgjigju
  • Saimirjan: 23/04/2022 15:31

    Po ca thua o kryeminister, shiko autostrande Tirane Durres qe eshte turp e faqja zez, rruga me e pershkruar e te gjith Shqiptareve me harta harta gropa gropa . edhe rruget e fshatrave te kosoves kan me shume standart se rruga Tirane Durres, dhe cudi si nuk mendon asnje qeveri te investoj te bej nje autostrad dinjitoze

    Përgjigju
  • Turi.BR: 23/04/2022 14:31

    Me komentues sufllaqet I kishit mish patatet majonez se harrova.

    Përgjigju
  • Riku: 23/04/2022 12:22

    Zevendeso bregdet me beton... bravo... merr dhe ato palmat e autostrades vendosi aty apo I hengri krimbi ato :))))

    Përgjigju
  • Muradia 2: 23/04/2022 11:33

    Opo bëhe, më mirë se Vlora,po vetem mos na merr 4Topat dhe Monumentin e Pavarësisë,dhe i çon në Durrës!!??!!( se do duket më bukur!?)

    Përgjigju
  • Beni: 23/04/2022 11:05

    Plasen sufllaqet.Masakra me e madhe qe do i behet bregdetit te durresit,iku dhe plazhi madh

    Përgjigju
  • Flamur: 23/04/2022 10:41

    Nje super projekt qe do sjelle shume zhvillim turistik dhe Durresi do behet shume i bukur . Ky ndertim qe do behet ne vijen bregdetare me kaq shume gjelberim do e lulezoje shume kete vend

    Përgjigju
  • Xhorxhina: 23/04/2022 10:38

    Me keto investime qe ju po beni Durresi do jete nje nga pikat me te preferuara te turizmit ne Shqiperi dhe kjo do jete nje perfitim ekonomik shume i madh per Durresin dhe Shqiperine????

    Përgjigju
  • Klodian: 23/04/2022 10:38

    Lungomarja ka per te qene nje projekt qe jo vetem do i sjelli vendit tone shume turiste por do sjelli edhe rritje te madhe ekonomike

    Përgjigju
  • Anita: 23/04/2022 10:36

    Te falenderoj Z.Rama vetem prej teje qyteti i bukur i Durresit do behet nje nga qytetet me zhvillim dhe nje turizem te gjere

    Përgjigju
  • Drini: 23/04/2022 10:32

    U lodhe o fyhrer per kete vend. Kete jave ku do e besh ndonje vizite jashte vendit ?

    Përgjigju
    • Asper: 23/04/2022 11:41

      Shendosh vete o fyell, qe nuk shikon dot pertej hundes dhe je qelbur nga me jarget e keqberesit kombetar, saqe dhe vete Drini s'te LAN dot, o drin i turbull

  • Jani: 23/04/2022 10:31

    Lungomarja e Durresit ka per te qene nje projekt qe jo vetem do i sjelli vendit tone shume turiste por do ket dhe zhvillim te madh te ekonomis

    Përgjigju
  • Arkid Likollari: 23/04/2022 10:30

    Durrsi i merito kto investime se esht qytet me potencial

    Përgjigju
  • redii 10: 23/04/2022 10:29

    Ky po qe eshte nje projekt madheshtor dhe mbreslenes...Ka per te dal Durresi nje mbrekulli dhe kjo vetem fal punes tuaj z.kryeminister

    Përgjigju
  • Gesti: 23/04/2022 10:29

    Mendoj se ka per te qene nje projekt madhor lungomarja e durresit e ka per ti sherbyer shum vendit ton per ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • Marko: 23/04/2022 10:28

    Ky projekt do ja ndryshoj komplet pamjen durrsit duke i dhen akoma me shume bukuri dhe zhvillim shpresojm qe me investimet e bera te rritet dhe ndergjegjsimi i ngjerzve qe vendin ta mbajn sa me te paster dhe te bukur

    Përgjigju
  • Jorgo: 23/04/2022 10:28

    Nje super investim per qytetin e durresit gje kjo qe do ndnihmoj ne zhvillimin e turizmit dhe ekonomine e vendit ju lumt zoti kryeminister

    Përgjigju
  • lolo: 23/04/2022 10:28

    do e bej durrsin nje distinacjon te denjt per turistat dhe do na rrisi shume ekonomin ide gjenjale

    Përgjigju
  • Valbona: 23/04/2022 10:27

    Jo vetem ne durres po ne cdo qytet po investohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?