Lura fiton festivalin e ‘Odës Dibrane’! Marrin pjesë artistë nga gjithë trevat: Ndër festat më të bukura

19 Tetor 2023, 19:01| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:13

  • Share

Qindra artistë, te grupeve folklorike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut  mbushën rrugët dhe sheshet në Peshkopi dhe Dibër të Madhe. Festivali “Oda Dibrane” prezantoi jo vetëm kulturën por dhe vlerat e trashëgimisë shpirtërore në një gjini të veçantë, atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë.

“Në odën Dibrane kam interpretuar dy herë. Është një ndër festat më të bukura. Është i veçantë”, tha një artist.

Muzika komerciale po e sfumon folklorin, megjithatë ka ende shpresë pasi në përbërje në përbërje të grupeve artistike ka edhe të rinj që e duan folklorin.

“Ishte një ndër edicionet më të mira, si nga organizimi, ashtu dhe nga pjesëmarrja. Për fat të keq akoma nuk ka përkrahje për materiale. Disa ansamble mezi ja dali. Do mbesim me shpresë për përkrahje”, tha Shaqir Hasi, specialist i folklorit.

“Një pjesëmarrje suprizuese. Një festival treditor, zakonor që aq shumë kemi nevojë sot”, tha Milto Kutali, Regjisor, kryetar i jurisë

Natën finale, juria vlerësoi me mirënjohje artistë instrumentistë dhe këngëtarët, ndërsa fitues i edicionit të 29-të festivalit u shpall “Ansambli Lura”.

E veçanta e këtij festivali është se mbahet në dy shtete, dhe është konceptuar i tillë për të treguar se ndarja e Dibrës nga kufiri shtetëror nuk ekziston, ajo është një, ka një Odë, të njëjtat tradita.

“Oda Dibrane, nuk është vetëm oda e Bujarisë, e mikëpritjes, por është edhe oda e muzikës, folklorit, alegrisë. Nuk ka më mirë se ën Dibër të Madhe dhe në Dibër të vogël, të mblidhen nga të gjithë trevat shqipfolëse, tha Rrahim Spahiu, kryebashkiak i Peshkopisë.

Oda Dibrane është festivali më jetë gjatë dhe më i rëndësishmi pas atij të Gjirokastrës, pasi mbledh grumbullon dhe promovon vlerat artistike të folklorit tonë. Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut dhe është simbol i vatrës, besës e bujarisë. Njëkohësisht, Oda ka shërbyer edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga, ku përdoreshin fjalët e urta dhe dialogu alegorik.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?