VORË - Kategoria e Parë e futbollit ka mbyllur këtë të diel raundin e 18-të. Në stadiumin e Vorës "vendasit" e Erzenit u mposhtën 0-1 nga Lushnja. Sfida ishte programuar për të shtunën, por u shty për shkak të kushteve të fushës në Shijak dhe u spostua në Vorë.
Lagunarët fituan me një gol të Kamissoko në minutën e 44 nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë sukses Lushnja ngjitet në pozitën e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Erzeni me vetëm katër pikë "shijon" humbjen e 14 këtë sezon dhe të tretën radhazi, duke mbajtur vendin e fundit. Asnjë fitore për shijakasit këtë sezon.
Pas këtij raundi prin Vora me 44 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 42 pikë dhe më pas Besa, Burreli, Kastrioti dhe Lushnja. Në fund Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni.
Kategoria e Parë, raundi 18-të:
E premte, 10 janar 2025
13:30 Kukësi 3-1 Pogradeci
E shtunë, 11 janar 2025 - 13:30
Apolonia 0-0 Valbona
Burreli 1-1 Besa
Flamurtari 3-0 Korabi
Vora 3-2 Kastrioti
E diel, 12 janar 2025
13:30 Erzeni 0-1 Lushnja (Vorë)
Renditja: