Lushnja i nënshtrohet dezinfektimit, Cela: Me grafik pune, do veprohet me ambientet çdo tre ditë (VIDEO)

11 Gusht 2020, 10:55| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 11:44

  • Share

Dhjetë ditët e para të muajit gusht kanë pasur një numër të shtuar të të prekurve me Covid -19 në qytetin e Lushnjes. Qytetarët nuk zbatojnë protokollin për respektimin e distancimin fizik, vendosjen e maskave dhe shmangien e grumbullimeve masive. Në këto kushte pushtetit vendor ka nisur dezinfektimin e ambienteve publike kryesisht parqet e qytetit ku grumbullohen pensionistët. Po kështu edhe zyrat e shërbimeve si ato të administratës, poliklinika, spitale e te tjera.

Zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Gazment Cela shprehet se puna është ndërtuar me grafik për të dezinfektuar të gjitha lagjet e qytetit.

"Duke filluar nga dita e sotme kemi hartuar një grafik pune për dezinfektimin e qytetit, e sidomos ku ka shumë popullsi, më e pakta duhet të kalohet çdo tre ditë. Sot kemi ambientet publike e sidomos lulishtet që dalin pensionistët", tha zv.drejtori Korreshi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?