Dhjetë ditorin e fundit Lushnja rezulton ndër qytetet me shpërthim të ri të koronavirusit. Shtimi i rasteve këto ditët e fundit ka prekur dhe dy prej institucioneve më të rëndësishme për shërbime ndaj qytetarëve.
Adisa është e mbyllur pasi një punonjës është pozitiv dhe për rrjedhoje kemi mbyllje totale të këtij sherbimi në Lushnjë deri në përgjigjet e tamponëve për punonjësit e tjerë.
Po kështu dhe shërbimi kombëtar i punës është i mbyllur pasi 6 punonjëse të këtij shërbimi janë me Covid 19. Pezulimi pa afat i punës në këto dy instucione. Kryesore për shërbimet ndaj qytetarit ka sjellë kaos pasi shumë qytetarë kanë nevoje urgjente.
"Kam ardhur te Adisa për të marrë shërbim dhe është mbyllur. Duam që ti shërbejnë popullit të rrinë në punë ose të ikin fare. E kanë mbyll për efekt të Covid, populli ka halle të rrinë këtu", tha një banor.
"Jemi për të marrë një certifikatë, presim kur të vijnë", shtoi një tjetër. "Do vijnë apo sdo vijnë, ku di unë ça bëjnë këta. Kemi për të marrë këti gjëra, vajti ora 10, për ça e marrin lekun. Për ça e ve qeveria", tha e revoltuar një zonjë.
"Kam ardhur të bëj pasaportën dhe brenda 3 ditëve dua të iki në Greqi, kam fëmijët atje. Si bëhet pse i kanë të mbyllur një njeri duhet të ishte se s'bën brenda. Duam të bëjmë pasaportat, këtej do rrimë ne në Shqipëri. Fëmijët andej i kemi për ti ushqyer dhe janë vetëm", shtoi një tjetër.