Lushnje/ 300 banorë të fshatit Hajdaraj pa rrugë, banorët: S’hyn makina, 3 kilometra çdo ditë në këmbë

20 Tetor, 15:47| Përditesimi: 20 Tetor, 15:59

  • Share

Fshati Hajdaraj, ndodhet tre  kilometra larg nga qyteti i Lushnjës, por rruga që të çon në këtë fshat ka ngelur si në mesjetë.

Për shkak të amortizimit që ka pësuar ndër vite, rruga është e pakalueshme për automjetet.

Janë rreth 300 banorë që detyrohen të lëvizin në këmbë ose në motoçikleta.

 “Duket rruga vetë, s’ka. Kanë dalë gurët. Këtu llogarit natën nuk vjen njeri ta çojë të sëmurin në spital, nuk futet asnjë makinë. Edhe ne që punojmë shesim bidona me qumësht. Me motorët bën vaki të biem këtu të thyejmë gjunjët. Kushedi sa herë kemi rënë se kjo të rrëzon është e pakalueshme. Tek kjo rruga jonë që kur është shtruar atëherë s’është ndërhyrë më fare para 20 viteve. U hodh ky çakulli me gurë dhe ngeli kështu ngeli kjo”, tha një banorë.

Disa banorë të këtij fshati shkuan në Bashkinë e Lushnjës për ta bërë edhe një herë prezent shqetësimin e tyre tek kryetarja Eriselda Sefaj, e cila për të disatën herë u premtoi se do të ndërhyhet.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?