Foto ilustruese

Goditet nga rrufeja, vdes 45-vjeçari në Lushnjë

31 Gusht, 14:19| Përditesimi: 31 Gusht, 14:38

  • Share

LUSHNJË- Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në Lushnjë. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit.

Policia njofton se 45-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

“Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë,  është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?