Zona e Lushnjes është një ndër zonat me rrisk të.lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tre ditët e fundit janë rregjistruar 8 zjarre, kryesisht në zonat rurale ku më problematike ka qenë zona e Karbunarës ku u dogjën agrume ullishte e magazina fermerësh. Po kështu edhe zjarri i rënë në Karavasta ku u dogjën qindra rrënjë ullishte.
Në konkluzionet e dala nga specialistët e sektorit zjarrfikës Lushnje si dhe ekspertët e grupit hetimor, në të gjitha rastet zjarret janë shkaktuar nga djegia e mbeturinave bimore nga fermerët, të cilëve u del situata jashtë kontrollit.
Rasti më i fundit i zjarreve është ky i orës 17.30 në fshatin Rrupaj, njësia administrative Krutje ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka qenë ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve që kanë dancit djegien e banesave serave dhe një parku me bletë.
Sotir Boçi banor në Fshatin Rrupaj shprehet se zjarri është i qëllimshëm dhe se rrezikuan të digjeshin banesat.
Përgjegjësi i sektorit zjarrfikës Lushnje zoti Xhezmi Metushi u bën thirrje fermerëve që të lirojnë rrugët e zëna si dhe mos të djegin mbeturinat bujqësore pasi jemi vetëm në fillim të stinës në nxehtë dhe se ligji do të veprojë me gjithë ashpërsinë e tij për ata që shkaktojnë zjarre.
‘Jemi në fshatin Rrupaj dhe sapo kemi përfunduar fikjen e një zjarri problematik që mund të bënte dëme të mëdha, na i dogj një pjesë sere dhe banesa pa u djegur. Terreni e ka bërë të pamundur që të shkohet deri në objektiv, kaluam nga ana tjetër e fshatit. U bëjë thirrje banorëve që të bëjnë kujdes. Edhe dje kam qenë këtu ka pasur 6 vatra zjarri’, tha ai.
Vetëm ditën e djeshme janë ndaluar dy persona për zjarrvënie në lushnje, ndërsa sot në Rrupaj ka zbarkuar policia dhe grupi hetimor pasi është e dyta ditë radhazi që shkaktohet zjarr dhe dyshohet se ka qenë i qëllimshëm
Komente
