Lushnjë, 800 banorë pa shërbim mjekësor në Kamçisht! Infermierja doli në pension, nuk gjendet zëvendësues

11 Tetor 2023, 16:25| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 16:28

  • Share

Prej 6 muajsh fshati Kamçisht në njësinë administrative Bubullimë të Lushnjës nuk ka shërbim mjekësor për shkak se infermierja ka dalë në pension.

Tashmë 800 banorët e Kamçisht edhe për një injeksion duhet të shkojnë në fshatrat fqinjë apo edhe në Lushnje.

“Ne këtu pjesa më e madhe jemi pensionistë. Për të bërë një matje tensioni apo një gjilpërë duhet të shkojmë në Bubullimë. Duhet të marrim taksi dhe kushton 5 mijë lek”, thanë banorët, duke shtuar se “për tu vizituar tek mjeku duhet të shkojmë në Lushnje”.

Qendra Shëndetësore qëndron e kyçur edhe pse banorët kanë kërkuar me insistim emërimin e një infermiereje.

“Qendra shëndetësore ka qenë funksionale me të gjitha mjetet, por tani e kanë mbuluar ferrat. Infermierja që është banore e fshatit tonë doli në pension në muajin qershor. Disa here kemi kërkuar të na sjellin një tjetër infermiere por asnjë institucion s’na përgjigjet”, thanë ata.

“Report tv” kontaktoi drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dega Lushnje i cili tha janë bërë procedurat e zëvendësimit, por në sistem nuk ka aplikuar asnjë infermier për në Kamçisht.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/10/2023 01:12

    Infermieret kane aplikuar per Gjermani njelloj si mjeket,nuk aplikon njeri per ne qytete e fshatra te humbur,apo ne fund te botes, po te jete puna per ne QSUT ne mes te Tiranes,atehere edhe mundet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?