Lushnjë/ Aksident në fshatin Zhelizhan, përplasen dy mjete! Drejtuesi i motoçikletës dërgohet me urgjencë në spital, shoferi i makinës shoqërohet, ishte i dehur

14 Nëntor, 13:52| Përditesimi: 14 Nëntor, 14:03

  • Share

LUSHNJË - Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur në të vetmin kryqëzim që ka fshati Zhelizhan. Një mjet tip Audi me targa AB 764IP duke dalë në rrugë kryesore ka përplasur një motoçikletë me targa BK 475.

Drejtuesi i motoçikletës Shamet Musaku është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Policia në vendin e ngjarjes po kryen veprimet procedurale së bashku me ekspertët e policisë shkencore. Ndërkaq sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ Romino Musaku rreth 30 vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është ndaluar nga policia

I dëmtuari mësohet se është nën kujdesin e mjekëve dhe mbante në kokë maskën mbrojtëse e cila ka minimizuar efektin e përplasjes.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?