Kronikë

Lushnjë/ Aksident në unazën e qytetit, drejtuesi i biçikletës dërgohet me urgjencë në spital! I doli përpara automjetit tip 'Volvo'

20 Gusht 2024, 08:50| Përditesimi: 20 Gusht 2024, 08:59

  • Share

LUSHNJË - Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e qytetit të Lushnjës.

Mjeti tip Volvo me targa AB 190 ON ka përplasur një person që kalonte në rrugë me biçikletë.

Nga përplasja është lënduar shtetasi H. T rreth të 65-ave. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Policia po dokumenton ngjarjen dhe provat dhe po disiplinon trafikun. Dyshohet se 65 vjeçari i ka dalë përpara papritur biçikletë mjetit tip Volvo që e ka goditur me pasqyrë.

Aksi rrugor i njohur si unaza e Lushnjes është rikonstruktuar së fundmi si zgjidhje për trafikun qytetas dhe mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë, kryesisht gjatë mbrëmjeve.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?