Dy persona nga fshati Fiershegan u arrestuan nga policia pasi akuzohen se gjatë dy muajve të fundit, kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë.
Vetëm 3 nga këto vjedhje janë zbardhur deri më tani.
Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit "Steal", Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit: L. Xh., 30 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.
"Gjatë dy muajve të fundit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë. 3 nga këto vjedhje janë zbardhur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre" informoi sot policia e Lushnjes.