Kronikë

Lushnjë/ Banesa në fshatin Çinar përfshihet nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

14 Gusht, 19:34| Përditesimi: 14 Gusht, 19:44

  • Share

Lushnjë - Një banesë është përfshirë pasditen e sotme nga flakët në fshatin Çinar, njësia administrative Fier Shegan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, teksa asnjë pjesëtar i familjes nuk kanë qenë gjatë kësaj kohe në shtëpi.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e më pas shërbimi zjarrfikës.

Fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar çdo gjë duke e lënë familjen e Besnik Hatisë në qiell të hapur.

Paraprakisht shkak i zjarrit dyhohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?