Komisariati i Lushnjës

Lushnjë/ Bashkëshortja e denoncon për dhunë ndaj saj dhe ngacmim seksual të së bijës 11 vjeçe, arrestohet 39-vjeçari (EMRI)

7 Nëntor, 13:58| Përditesimi: 7 Nëntor, 14:01

  • Share

Lushnjë- Policia e Lushnjës ka arrestuar sot (7 Nëntor) një 39-vjeçar të akuzuar jo vetëm për dhunë në familje, por edhe për ngacmim seksual të vajzës së tij 11-vjeçare.

Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bënë me dije se denoncimi është bërë nga bashkëshortja e të dyshuarit të identifikuar si Altin Rabija, që ka ngritur dy kallëzime ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin A. R., (Altin Rabija) 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia nuk jep detaje nga ngjarja, por ka nisur hetimet dhe verifikimet nëse denoncimi për çështjen e dytë qëndron. Dosja për veprime të mëtejshme i ka kaluar prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?