Kronikë

Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)

19 Dhjetor 2024, 17:50| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 18:06

  • Share

LUSHNJË - Një 66-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë është përplasur mbrëmjen e kësaj të premteje (19 dhjetor 2024) nga një Benz me targa "AB 159LS".

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Shegan - Krutje në afërsi të fshatit Allkaj.

I plagosuri Fatos Shabani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?