Tregu i shitjes me pakicë të frutave dhe perimeve në Lushnje është braktisur nga tregtarët për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Nga një vëzhgim sot në treg, rezulton se 50% e tezgave të shitjes janë të boshatisura. Tregtarët e mbetur këtu, thonë se fitimet për ta janë tejet të ulta.
“Njerëzit kanë ikur në emigrim, ndaj s’ka punë. Kemi 25 vite në këtë treg, por fuqia blerëse ka rënë fare. Çmimet të shtrenjta, por s’ka njerëz për të blerë. Kanë ikur.
Nuk ka fuqi blerëse dhe malli është pak i shtrenjtë. Rri gjithë ditën në të ftohtë dhe bëj 2-3 mijë lek xhiro. Shitje s’ka se malli është i shtrenjtë.
Të gjitha produktet janë ngritur, njerëzit vijnë shohin dhe ikin pa blerë. Kam 24 vjet në këtë treg. Njerëzit vijnë por nuk blejnë se janë çmimet e larta”, thanë tregtarët.
Konsumatorët ankohen për shtrenjtimin e perimeve të cilat janë produkte të domosdoshme për tryezat familjare. Sot një kilogram domate kushton 160 lek, patatet me 80 lek për kg ndërsa specat me 140 lek per kg. Këto çmime janë të papërballueshme sidomos për pensionistët.
“Me pension 10 mijë lek në muaj, skemi cfarë blejmë. Shumë të shtrenjta janë por cfarë të bëjmë. Ja shiko vetëm kunguj kam marrë se më shkuan 250 lek.
Është periudha tani që janë të shtrenjta perimet, si lulelakër, brokol, patëllxhan.
Është problem zinxhir si për fermerëet se unë jam vetë fermere si dhe për konsumatorin”, thanë konsumatorët.
Për rikonstruksionin e tregut të Lushnjes u investuan mbi 45 milionë lekë një vit më parë.
DOMATE 160 LEK
TRANGUJ 180 LEK
PATATE 80 LEK
QEPE 60 LEK
KUNGUJ 150 LEK
SPECA 140 LEK
BIZELE 250 LEK
PATËLLXHAN 250 LEK
Komente

Nuk keni parë gjë akoma.
Përgjigjujo jo mos keqinformoni. kane shkuar ne takim elektoral. para se te mbushnin barkun menduan te mbeshtetin partine e zemres. prandaj dhe shanset i kane te jete tere jetes pabuksa.
Përgjigju