Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë dhe Divjakë/ Ndezën zjarr për të djegur mbeturinat dhe shkrumbuan tokën e ullinjtë, njëri në pranga dhe tjetri nën akuzë! 64-vjeçari i dogji pemët të motrës

22 Qershor, 15:04| Përditesimi: 22 Qershor, 15:19

  • Share

Lushnjë- Dy zjarre aksidentale i kanë vënë flakën sipërfaqeve të konsiderueshme me pemë dhe tokë në Divjakë dhe Lushnjë gjatë orëve të fundit. Policia e Fierit bëri me dije sot (22 qershor) se ka arrestuar në një rast dhe marrë nën hetim në gjendje të lirë në tjetrin, dy personat e dyshuar.

Njëri prej tyre ka dëmtuar tokën e motrës së tij nëpërmjet flakëve, duke i djegur rrënjët e ullirit. Të dy personat përpiqeshin që të digjnin mbeturinat dhe shkurret në tokat e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 64 vjeç, banues në fshatin Karavasta, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe toke dhe disa rrënjë ullinj të motrës së tij”, tha policia për rastin e parë.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori për procedim penal ndaj L. Ç., banues në Karbunarë e Madhe. Ai dyshohet se nëpërmjet zjarrit që ka ndezur në tokën e tij, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar disa pemë frutorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?