Kronikë

Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë

26 Qershor 2024, 09:12| Përditesimi: 26 Qershor 2024, 09:42

  • Share

 Një zjarr ka përfshirë kodrat e Vainit me ullinj e drurë frutorë e shkurre në Karbunarë të Bashkisë Lushnjë.

Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnje dhe efektivët e policisë. Flakët e zjarrit deri tani kanë djegur rreth 5 hektarë ullinj drufrutorë dhe shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.

Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Lushnje zoti Xhezmi Metushi u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre qoftë edhe për djegien e mbeturinave sepse me ligj është e ndaluar kategorikisht me vendim qeverie ndezja e zjarreve nga data 1 qeshor e deri në 30 shtator.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?