Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë/ Do shiste kokainë në doza në tabakino, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

18 Qershor, 09:46| Përditesimi: 18 Qershor, 09:57

  • Share

Lushnjë- Një 43-vjeçar i cili do të shiste kokainë të ndarë në doza në tabakinon e tij në lagjen "Skënder Libohova", Lushnjë është arrestuar nga uniformat blu.

I arrestuari është identifikuar si Erion Ferati.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen "Skënder Libohova", specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?