Foto ilustruese

Lushnjë/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një këmbësor 55 vjeçar, arrestohet i riu (EMRI)

28 Tetor, 15:34| Përditesimi: 28 Tetor, 15:37

  • Share

LUSHNJË - Policia në Lushnje ka arrestuar një 23 vjeçar pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një 55 vjeçar, këmbësor i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Markel Ahmeti u vu në pranga pasi në gjendje të dehur humbi kontrollin e makinës duke përplasur këmbësorin F.H.

-M. A., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur me automjet, shtetasin F. H., 55 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Ndërsa, në Divjakë janë arrestuar dy persona pasi u kontatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në prangat e policisë ranë Marko Rrudho, 25 vjeç dhe Algert Dervishi, 34 vjeç.

-M. Rr., 25 vjeç dhe A. D., 34 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?