Kronikë

Lushnje/ I humbur prej ditësh, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari

10 Maj, 19:14| Përditesimi: 10 Maj, 19:27

  • Share

Lushnje-Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues, në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë, pranë fshatit Goriçaj. Viktima është Mina Gjini 65-vjeç banues në Këmishtaj. 

Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici, ndërkohë që rreth orës 18 ditën e sotme është gjetur nga kalimtarë të rastit. 

'Divjakë/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi Mina Gjini, 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?