Kronikë

Lushnje/ Harrojnë hapur bombolën e gazit, plagosen nga shpërthimi çifti i të moshuarve në agjencinë funerale (VIDEO)

20 Janar 2020, 12:57| Përditesimi: 20 Janar 2020, 14:56

  • Share

LUSHNJE - Një bombol gazi e harruar hapur në një agjenci shërbimesh funerale për pak është kthyer në tagjedi në një fshatin Dushk të Lushnjes. Si pasojë e një shkëndije elektrike, me gazin e shpërndarë në ambient, agjencia funerale shpërtheu në flakë duke lënë të plagosur një çift të moshuarish, të cilët punonin në shërbimin funeral. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se agjencia funerale ndodhet në katin e parë të një pallati, por dëmet materiale janë shkaktuar vetëm brenda agjencisë. 

Të plagosur mbetën çifti i bashkëshortëve, Iljaz Kojku 70 vjeç dhe Esma Kojku, për të cilët nga bluzat e bardha raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bënë me dije se Esma Kojku ka pësuar djegie në duar, ndërsa bashkëshorti i saj ka djegie më të rënda në trup.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve. 

1579521610_bombo.jpg

Ora 13:28
Durrës/Rrjedh bombola, gazi shpërthen në flakë dhe dëmton gruan 83-vjeçare

1579523376_bom.jpg
Pas ngjarjes së rëndë në Lushnje edhe në qytetin e Durrësit, ka shpërthyer në flakë gazi i rrjedhur nga një bombol. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20 në një banesë në lagjen nr.14 në të qytetit bregdetar. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e plagosur S.S, 83-vjeç e cila është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që po punojnë për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të kësaj ngjarje.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 20/01/2020 17:02

    Ah Lyshnje Lyshnje fshate

    Përgjigju
  • Liku: 20/01/2020 13:05

    Bombola e gazit brenda ne shtepi qofte dhe te kolauduara eshte si mine me sahat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?