Policia e Lushnjës

Kronikë

Lushnjë/ Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit 77-vjeçar dhe kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur!

26 Gusht, 10:58| Përditesimi: 26 Gusht, 11:02

  • Share

Lushnjë- Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit të moshuar, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore.

Policia e Lushnjës bëri sot me dije se ditën e djeshme (25 gusht), në Komisariat është paraqitur dhe ka kërkuar ndihmë, e moshuara Rr. H., se po atë ditë ishte larguar nga banesa bashkëshorti i saj, A. H., 77 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga skleroza.

“Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

Shërbimet e policisë kanë marrë edhe fotografi të personit të humbur, teksa po ushtrojnë kërkime në disa zona të qytetit dhe po pyesin të njohurit dhe qytetarët.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?