Foto ilustruese

Lushnjë/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, ndërron jetë 74-vjeçari

21 Tetor, 15:48| Përditesimi: 21 Tetor, 15:51

  • Share

Lushnjë-Një aksident me vdekje është regjistruar sot në Lushnjë.

Një 74 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çermë-Lushnjë.

"Në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë", shtetasi L. S., 74 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

Shtetasi L. S. është dërguar në spital, por ka humbur jetën, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?