Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë/ Hyri në banesën e të resë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie, shpallet në kërkim 40-vjeçari

7 Korrik, 12:38| Përditesimi: 7 Korrik, 12:40

  • Share

Lushnjë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjës.

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim pasi hyri në banesën e një 35-vjeçareje dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit”, informoi sot policia

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?