Lushnjë- U kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari i dyshuar.
Policia e Lushnjës bëri me dije se ka arrestuar gjatë orëve të fundit Jani Prençe, teksa po heton përfshirjen e tij edhe në krime të tjera të ngjashme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori J. P., 43 vjeç”, njoftoi policia vendore.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari, kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente
