Foto Ilustruese

Kronikë

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

12 Maj, 11:30| Përditesimi: 12 Maj, 12:32

  • Share

Lushnjë- Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu është i dyshuar për blerje votash. Policia e qarkut të Fier bëri të ditur janë referuan materialet në prokurori për veprën penale "Korrupsion aktiv në zgjedhje".

Ziu është kallëzuar nga një  43 vjeçar se i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik. Roland Ziu, drejtori i spitalit të Fier është njëherësh kryetar i PS-në Kolonjë të Lushnjës. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Korrupsion aktiv në zgjedhje", pasi ka kallëzuar shtetasi F. P., 43 vjeç, se shtetasi  R. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, kryetar i një subjekti politik në Kolonjë, i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik", informoi sot policia

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?