Kronikë

Lushnjë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, banorët e pallatit telefonojnë policinë pas aromës së rëndë

27 Shtator, 12:02| Përditesimi: 27 Shtator, 13:18

  • Share

Një i moshuar rreth moshës 70 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen ‘Loni Dhamo’ në Lushnjë.

I moshuari jetonte vetëm pasi gruaja dhe vajza banonin jashtë shtetit. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga apartamenti i 70-vjeçarit. Gjithashtu prej ditësh ai nuk ishte parë nga banorët e zonës.

Paraprakisht vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?