Kronikë

Lushnje/ Merrte makina me qira dhe nuk i kthente, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

21 Korrik 2024, 11:49| Përditesimi: 21 Korrik 2024, 12:00

  • Share

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në praga nga policia në Lushnje, ditën e sotme, pasi merrte makina me qira dhe nuk i kthente më.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. 

I shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi", kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për këtë shtetas, për veprën penale "Mashtrimi", pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?