Lushnjë-Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi para dy vitesh (2023) i vodhi një personi telefonin dhe sendet personale në ambientet e spitalit të këtij qyteti.
Xhuljano Xhaferaj, banues në fshatin Plug, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.
Njoftimi i policisë:
Vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje, në qershor të vitit 2023, në ambientet e spitalit të Lushnjës, vihet në pranga 34-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:
Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes).
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale "Vjedhja".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente
