Pamjet nga makinat e djegura në Lushnje

Kronikë

Lushnje, i vuri flakën 3 automjeteve të parkuara pranë një qendre tregtare në 19 shkurt, arrestohet 26-vjeçari

1 Maj 2021, 09:51| Përditesimi: 1 Maj 2021, 09:59

  • Share

Është identifikuar autori i vënies së zjarrit të tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt 2021. Edhe pse ngjarja fillimisht u tha se ishte aksidentale, pas më shumë se 2 muajsh polica ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin për zjarrëvënie të qëllimshme ndaj 3 mjeteve të parkuara.

Autori është 26 vjeçari Fridman Xhaferraj banues në fshatin Plyg, Lushnje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar atë marrjen e veprimit për djegien e 3 makinave

Nga zjarri u dëmtua pjesërisht edhe magazina e kësaj qendre tregtare, pranë së cilës ndodheshin të parkuara 3 mjetet. Sipas policisë zjarri fillimisht i është vënë automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dhe më pas janë djegur dhe dy mjetet "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz".

 

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?