Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, në pranga pronari i lokalit dhe 2 të tjerë (VIDEO)

24 Gusht, 10:57| Përditesimi: 24 Gusht, 16:33

  • Share

Policia në Lushnje ka vënë në pranga ditën e sotme 2 persona dhe pronarin e një lokali, pasi kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojrave të fatit.

Sipas policisë, 3 personat e arrestuar janë pronari i Erion Malaj, 36- vjeç dhe 2 persona të tjerë Arjol Mehilli, 36- vjeç dhe Denis Vishkulli, 34 -vjeç, ku këta të fundit u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati me celularë.

Gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.  Për këtë rast u arrestua shtetasi Erion Malaj, 36- vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?