Report Tv mëson detaje të reja lidhur me shtëpinë e kthyer në laborator droge në Lushnje.
Shtëpia ndodhet jashtë qendrës së banuar në Dushk në anë të një rruge rurale 100 metra nga autostrrda Rrogozhinë-Lushnjë.
Fiqiri Dedej 58 vjeç është pronari i shtepisë, ndërsa përpara saj ka dhe një bar kafe.
Kati i parë i shtëpisë dhe papafingoja ishin përshtatur për rritje dhe kutivim bimësh narkotike.
58 vjeçari Dedej kishte bashkëpunuar me dy bshkëfshatarët e tij Kreshnik Ibraliu 30 vjeç dhe Klevis Likja 38 vjeç si dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për K.K 31 vjeç nga Fiershegani.
Ata janë arrestuar në flagrancë pas disa muajsh hetime.
Lajmi kryesor: