Kronikë

Lushnje/ 'Land Roveri' del nga rruga, humb jetën pasagjeri e plagoset rëndë shoferi (VIDEO)

23 Dhjetor 2019, 07:39| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 12:10

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, në fshatin Kolonjë, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri M.R 28-vjeç banues në Berat.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25, ku Z.H 31-vjeç duke drejtuar automjetin Land Rover ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur vetë i dëmtuar rëndë ndërsa pasagjeri M.R nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë shoferi i makinës, Z.H si pasojë e plagëve është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?