Foto ilustruse

Lejuan të ndërtoheshin banesa e biznese pa leje në Lushnjë, pezullohen nga detyra 4 punonjës dhe ish punonjës të IMT-së

18 Tetor 2022, 13:42| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 13:21

  • Share

LUSHNJË- 4 punonjës dhe ish punonjës të IMT-së, janë pezulluar nga detyra pasi lejuan që të ndërtoheshin objekte pa leje në Lushnjë. Bëhet fjalë për Isa Buzin, Xhezmi Zylalin, Kudret Sulon dhe Gjergj Mëhillin.

4 të pezulluarit, gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse të 29 objekteve në Bashkinë e Lushnjës, kryesisht në banesa dhe biznese si dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar qytetarët të cilët kanë shkelur ligjin.

Si rezultat i një hetimi disamujor nga Komisariati i Policisë së Lushnjës dhe Prokurorisë është finalizuar operacioni i koduar si ‘Bulding’. Gjykata ka caktuar ndaj tyre masat ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës".

Prokuroria  e Lushnjës ka ekzekutuar 8 masa sigurie për ish-zyrtarë të IMT dhe punonjës të policisë. Në total kanë qenë 8 persona të përfshirë për këtë operacion. Përveç Isa Buzit, Xhezmi Zylalit, Kudret Sulos dhe Gjergj Mëhillit prokuroria ka ekzekutuar masa sigurie edhe për 2 policë, një shofer dhe një pronar.

'Nisur nga hetimet e kryera nga Prokuroria, duke përdorur mjete të posaçme të kërkimit të provës, ka rezultuar edhe një episod korrupsioni aktiv/pasiv, ku konkretisht, në datën 25.02.2022, punonjësit e policisë H.T. dhe B.H., në shërbim në vendin e quajtur "Gosë", Kavajë, kanë ndaluar mjetin kamionçinë "Ford Transit", nën drejtimin e E.Sh., dhe pas kontrollit të dokumentacionit kanë konstatuar mungesë të policës së sigurimit për mjetin. Në këto kushte, punonjësit e policisë duhet të procedonin me masë administrative drejtuesin e mjetit. Përndryshe, këta punonës policie kanë kryer ndërveprime korruptive me drejtuesin e mjetit E.Sh. dhe pronarin e mjetit P.T. dhe më pas e kanë lejuar të largohet pa e proceduar/gjobitur administrativisht sipas ligjit.'- thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?