Lushnjë-Një 60 vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi akuzohet se lëvizte i armatosur në qytet. Burri është identifikuar si Andon Mihali banues në fshatin Mërtish.
Po ashtu në hetim janë edhe Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.
Policia e Lushnjës pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, uniformat blu i gjetën 60-vjeçarit 1 armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, dhe krëhër të mbushur, 1 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë. Ndërsa nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi, dhe radio të ngjashme me ato të Policisë, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u kodua "Guns".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", në ngarkim të Andon Mihali dhe veprat penale "Moskallëzim i krimit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", në ngarkim të shtetasve Q. K., dhe K. G.