Kronikë

Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)

9 Janar, 13:07| Përditesimi: 9 Janar, 14:00

  • Share

Lushnjë-Tre persona janë vendosur në pranga në Lushnje dhe një 17-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën kanabis, kokainë dhe eksploziv.

Si pasojë e kontrolleve të kryera blutë arrestuan Elvis Lace nga Kuçova, Ronaldo Kiptiu dhe Adi Mema nga qyteti i Lushnjës.

“U arrestua shtetasi Evis Lace,32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi kanabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;

U arrestua shtetasi Ronaldo Kiptiu, 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza kanabisi dhe përforcues grushti;

U arrestua shtetasi Adi Mema, 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi kokaine” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë 17 vjeçari i cili do të hetohet në gjendje të lirë iu gjetën dhjetëra doza kannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Operacioni u kodua ‘Penaliteti’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?