Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë/ Me drogë dhe 124 fara kanabisi në banesë, arrestohet 46-vjeçari! I zbulohet dhe lidhja e paligjshme e energjisë

8 Gusht, 09:57| Përditesimi: 8 Gusht, 09:59

  • Share

Lushnjë- Një operacion i befasishëm i Policisë së Lushnjës zbuloi një aktivitet të dyfishtë të paligjshëm të një 46-vjeçari.

Aksioni u krye në fshatin Pirrë nga efektivët e Komisariatit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, duke gjetur 124 fara kanabis sativa, një sasi lënde narkotike dhe gjithashtu lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjetën 124 fara Cannabisi dhe një sasi të vogël të kësaj lënde narkotike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm, gjithashtu “u kontatua se kishte në banesë, lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”.

I dyshuari u paraburgos në pritje të hetimeve nga Prokuroria dhe masës së sigurisë në Gjykatë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?