Kronikë

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

4 Tetor 2024, 17:15| Përditesimi: 4 Tetor 2024, 17:21

  • Share

Një furgon mallrash ka marrë flakë këtë pasdite në bay-passin e Lushnjes.

Edhe pse moti ka qenë me reshje me intensitet të lartë kjo nuk ka penguar flakët që të djegin totalisht pjesën e përparmë të mjetit.

Sipas policisë drejtuesi i i mjetit nuk ka marrë lëndime pasi sapo ka parë tym dhe zjarr ka ndaluar në anë të autostradës duke mos përbërë problem për mjetet e tjera në kushtet e kufizimit të fushëpamjes nga reshjet e shiut.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëse dhe policia, e cila normalizoi trafikun e lëvizjes së mjeteve, por dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?