Foto ilustruese

Kronikë

Lushnje/ Ndalohen dy të rinj, ishin shpallur në kërkim për vjedhje

7 Korrik 2018, 09:07| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 09:09

  • Share

Policia e Lushnjes ka ndaluar dy të rinj të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim. Ata dyshohet se i kanë vjedhur një sasi parash një shtetasi 30 vjeçar, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017. Nuri Hatija dhe Eduart Sharka, të dy banues në Lushnje janë dy shtetasit e akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lushnjes ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për "Vjedhje të kryer në bashkëpunim".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Nuri Hatija, 21 vjeç, banues në Lushnje.

2.Eduart Sharka, 23 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale "Vjedhje" , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen "Xhevdet Nepravishta" në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M, 30 vjeç një sasi lekësh.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?