Lushnjë- Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj në Lushnjë, procedohet penalisht pronari italian i fabrikës së përpunimit të peshkut.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë njoftuan sot (5 korrik) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për Salvatore Orlato, 35 vjeç.
“Gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia vendore.
Uniformat blu e shoqëruan njoftimin e tyre edhe me një fotografi nga ndotja e shkaktuar në kanalin kullues të fshatit.
Komente
