VIDEO/Lushnjë, përkujtohet Dita e Ngritjes së Flamurit

27 Nëntor 2023, 20:38| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 20:53

  • Share

111 vjet më parë, patriotet lushnjarë kanë ngritur flamurin e pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Lushnjes, me porosi të plakut të urtë Ismail Qemalit i cili udhëtonte për në Vlorë.

Kjo datë historike është kujtuar sot me një sërë aktivitetesh.

Në orën 10.20 u ngrit simblikisht flamuri nga kryebashkiakja Eriselda Sefa dhe deputeti Bujar Çela.

Drejtuesit lokalë vendosën lule në Obeliskun që përkujton firmëtarët e Pavarasisë, patriotët lushnjare, Nebomi Sefa, Ferid Vokopola dhe Qemal Mullai.

Ndër të tjera, eskspozita me punimet e fëmijëve dhe koncerti festiv me temë pavarësinë kanë shoqëruar këtë aktivitet.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?