Lushnjë- Përndoqi për dy muaj një 30-vjeçare në ambientet e punës së subjektit tregtar ku ajo punonte dhe ushtroi dhunë fizike, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
I arrestuari është Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë.
I dyshuari, informoi policia vendore e Lushnjës, i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri të resë, pasi e kishte përndjekur dhe e kishte dhunuar, ndërsa është depozituar edhe denoncimi.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte”, bëri me dije policia për detajet e para të hetimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente
