Kronikë

Lushnjë/ Plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar, arrestohet autori

8 Shkurt, 11:34| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:18

  • Share

LUSHNJË- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi plagosi rëndë me thikë, duke e prerë në vesh një 26-vjeçar, mbrëmjen e djeshme (7 shkurt).

Sipas policisë, ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Xhevdet Nepravishta", në Lushnjë. 

 Policia ka vënë në pranga autorin Erbion Çrraga, 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

‘Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit Ardjan Ymeri, 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?