Kronikë

Lushnjë/ Po grabisnin firmën e ndërtimit duke vjedhur karburant dhe pajisje, kapen në flagrancë 2 vëllezërit! (EMRAT+VIDEO)

20 Gusht, 12:58| Përditesimi: 20 Gusht, 15:15

  • Share

Lushnjë- Po tentonin të grabisnin një firmë ndërtimi gjatë orëve të natës dhe brenda kantierit të saj, kapen në flagrancë dy vëllezërit e dyshuar.

Burime zyrtare nga Policia e Lushnjës bënë me dije se në pranga ranë Gramoz Canka dhe Julian Canka, banues në këtë qytet.

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen "18 Tetori", kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi. Është ndërhyrë menjëherë dhe u arrestuan autorët e dyshuar, G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër)”, tha policia vendore.

Mjetet që po vidhnin u bllokuan për veprime, kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier për hetime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?